Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaEkonomiTirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave,...

Tirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave, por ekspertët paralajmërojnë risk


Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in nga qiratë e zyrave, sipas një analize krahasuese të tregjeve kryesore europiane të kompanisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers International”.

Për vitin 2025, me një normë kthimi prej 8.5%, Tirana lë pas qytete si Stambolli (8%), Sofia (7.75%), dhe Beogradi (7.5%). Në Tiranë çmimet mesatare të qirave të zyrave variojnë nga 19 euro për metër katror në muaj për zonat sekondare deri në 30 euro për metër katror në muaj te zonat qendrore të biznesit.

Krahasuar me rajonin Tirana kryeson në rajon për çmimet e qirave të zyrave, ku në Beograd çmimi mesatar në zonat qendrore është 18 euro për metër katror në muaj, në Zagreb 17.5, në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror në muaj etj.

Në të kundërt, qytete si Zyrihu dhe Gjeneva në Zvicër regjistrojnë yield-in më të ulët prej vetëm 2.5%, ndjekur nga Parisi (4%) dhe Milano (4.2%), duke reflektuar tregje më të stabilizuara, por më pak fitimprurëse.

Ndonëse në këto qytete çmimet e qirave të zyrave regjistrohen ndër më të lartat në Europë.

Çmimi më i lartë mesatar i qirave të zyrave për 2025 shënohet në Paris me vlerë 97.5 euro për metër katror në muaj për zyrat në qendrat kryesore të biznesit, e ndjekur nga Londra me çmime 97 euro për metër katror në muaj apo Zyrih me 87 euro për metër katror në muaj.

Ndërkohë që Shqipëria po tërheq vëmendjen si një destinacion në rritje për investime, ekspertët sugjerojnë kujdes në analizimin e faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij tregu.

Yield-i (norma e kthimit) nuk është vetëm një tregues i fitimit që mund të sigurojë një investitor nga qiraja e një zyre.

Ai është gjithashtu një pasqyrim i cilësisë së tregut, nivelit të rrezikut dhe maturitetit të tij.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme të Colliers Albania pohuan për Monitor se tregjet më të maturuara dhe të qëndrueshme zakonisht kanë yield më të ulët, sepse konsiderohen më të sigurta dhe ofrojnë stabilitet afatgjatë.

“Në këto tregje, investitorët nuk kërkojnë kthime shumë të larta pasi risqet janë minimale.

Në të kundërt, tregjet më të reja dhe më pak të konsoliduara, si ato në Europën Juglindore, përballen me më shumë pasiguri. Për këtë arsye, yield-i është më i lartë, sepse investitorët presin të kompensohen për rreziqet që marrin përsipër.

Pra, një yield i lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht që tregu është më i mirë, por se përmban më shumë risk dhe kërkon kompensim më të lartë për investitorin”, nënvizuan ekspertët.

Në rastin e Tiranës, yield-i nga qiratë e zyrave është ndër më të lartët në Europë.

Kjo është reflektim i faktit që tregu është ende në zhvillim, me potencial për rritje, por njëkohësisht edhe me sfida dhe pasiguri./ D.Azo

 

Burimi: Colliers Albania

 

Lexoni edhe:

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat