Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizDramat me Selenën, Hailey me reagim të fortë

Dramat me Selenën, Hailey me reagim të fortë


Hailey Bieber ka folur hapur për marrëdhënien e saj me këngëtaren Selena Gomez, duke sqaruar njëherë e mirë se nuk ka asnjë “drama” mes tyre.

Në një intervistë për kopertinën e WSJ. Magazine, themeluesja 28-vjeçare e Rhode Beauty tha se është lodhur nga mënyra si publiku e përpiqet ta vendosë në garë me të tjerët.

“Është gjithmonë bezdisëse kur njerëzit duan të të krahasojnë me dikë tjetër. Unë nuk e kam kërkuar këtë,” – tha Hailey, duke iu referuar historive të vazhdueshme që e përfshijnë me Selena Gomez, sot e martuar me producentin Benny Blanco.


Sipas WSJ., Hailey nuk ka dashur kurrë të krijojë një ndarje mes fansave, duke shtuar:

“Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë që e kanë krijuar vetë në mendjen e tyre, nuk është detyra jote ta ndryshosh këtë. Ata besojnë çfarë duan.”

Si Hailey ashtu edhe Selena kanë njohur Justin Bieber që në adoleshencë, rreth vitit 2009.
Selena dhe Justin u lidhën zyrtarisht në vitin 2011, ndërsa Hailey madje kishte shkruar në atë kohë në Twitter:

“Jam 100% #TeamJelena.”

Pas ndarjeve e ribashkimeve të shumta të çiftit Gomez–Bieber, në fund të vitit 2014 nisën zërat për një lidhje mes Justin dhe Hailey.

Ata e konfirmuan romancën një vit më vonë, kur reperi publikoi një foto të puthjes së tyre në St. Barts për natën e ndërrimit të viteve.

Në atë kohë, Selena u shpreh për Rolling Stone:

“Jam e lodhur të flas për të dhe për këtë histori. Dua ta mbyll njëherë e mirë.”

Megjithatë, thashethemet për një rivalitet mes dy grave vazhduan për vite me radhë.
Në tetor 2022, të dyja u fotografuan bashkë në një gala në Los Angeles, duke treguar se nuk kishte asnjë përplasje mes tyre.
Më vonë, Hailey e quajti “të neveritshme dhe të rrezikshme” mënyrën si fansat nxisin urrejtje:

“E kam urryer që në fillim. Kam thënë dhjetëra herë që nuk ka asnjë problem mes nesh, por disa njerëz duan ende të sillen kështu për shkak të një burri,” – tha ajo për Bloomberg’s The Circuit në vitin 2023.

Sot, Hailey dhe Justin janë prindër të një djali, Jack Blues, i lindur në gusht 2024, dhe duket se modelja ka vendosur të lërë pas çdo zhurmë të së shkuarës për t’u fokusuar në familje dhe biznesin e saj. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat