Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeAvokati i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, Idajet Beqiri nxjerr detajet...

Avokati i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta: Dosja e vrasjeve në…

Elmas Bogdani

Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Idajet Beqiri, ka zbuluar  për  gazetën “Sot” detaje të forta mbi ecurinë e dosjes së vrasjeve në bulevard, duke deklaruar se hetimet janë përfunduar dhe dosja është gati për t’u dërguar në Gjykatën e Posaçme. Sipas tij, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mban ende “peng” firmën që do ta çonte ish-kryeministrin Sali Berisha në bankën e të pandehurve për krimet e 21 Janarit. Beqiri thekson se presioni mbi drejtësinë është i madh, ndërsa nga Uashingtoni, sipas tij, ka mbërritur një mesazh i qartë: “Hidhi firmën dhe çoje në gjyq kryekriminelin”. Avokati shprehet se kjo është dosja më e rëndë dhe më e plotë që ka në duar SPAK, dhe se mosveprimi i kreut të tij mund të kthehet në një pengesë të madhe për besimin e shqiptarëve tek drejtësia.

Ja reagimi i avokatit Idajet Beqiri për gazetën “Sot”

SPAK-u, me sa duket, mbështetjen e institucioneve këtu në Shqipëri nuk e ka si duhet për ta bërë detyrën si duhet. Ndaj edhe e zë gjumi shpesh. Ka vetëm mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një pjese të Bashkimit Europian, por këtë mbështetje ata, kur shikojnë që fryma këtu brenda e institucioneve është e fjetur ta japin me pikatore. Jam i bindur që këtë mesazh e ka marrë edhe Dumani në vizitën e fundit që bëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andej dhe i thanë: “Mos e mbaj në tavolinë 21 Janarin, hidhi firmën dhe çoje atje në gjyq kryekriminelin Sali Berisha, për të marrë burgimin e përjetshëm,” ai ende po e mban. Pse? Sepse nuk do të marrë atë notë maksimale që do t’i takonte të merrte në dhjetor, kur të ikte nga ai vend ku është, dhe që do ta zëvendësojë tjetri dhe do mbahej mend si një njeri që me të vërtetë veproi me guxim, veproi me profesionalizëm, dhe ia kushtoi gjithë qenien e vet drejtësisë dhe popullit të vet për sa i përket luftës kundër korrupsionit. Dosja e 21 Janarit është një dosje e mbyllur, që Berisha do merret i pandehur.

Por mungon vetëm firma e Dumanit, për ta çuar në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, para gjyqtarit të seancës paraprake, komunikim akuze dhe dërgimi i çështjes në gjyq. Vetëm për kaq ka ngelur. Dosja është e kopsitur. Pastaj do t’i plasin të tjera dosje Berishës. Po me këtë dosje Berishës do t’i vijë mendja vërdallë, se kjo është kryedosja, do të thosha unë, sepse s’ka krim më të shëmtuar sesa vrasjet që i bën shteti, vrasjet që i bën drejtuesi i shtetit. Por a do e firmos kreu i SPAK, Altin Dumani, para se t’i mbarojë mandati, pra në dhjetor? Në fakt, i është kërkuar, madje me këmbëngulje.

Por problemi është që ato mekanizma që lëvizin, dhe që janë mekanizma edhe të institucioneve të vetë shtetit tonë, të cilët bëjnë edhe hesape se gjoja mos na destabilizohet vendi, edhe jemi në prag të futjes në Bashkimin Europian. Përkundrazi, vendi do gjallërohet. Shqipëria dhe shqiptarët do të ngrihen në lartësinë që duhet për t’i bërë punët shumë herë më mirë, kur të shikojnë që kriminelë të tillë, kryekriminelë të tillë, të marrin ndëshkimin e duhur. Sepse ata pastaj do besojnë në drejtësi, do besojnë në ligj, do besojnë në Kushtetutë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbasi ia kanë dhënë të gjitha provat Dumani, mbasi ia kanë dhënë të gjitha faktet, mbasi ia kanë dhënë edhe mbështetjen ligjore, edhe me specialistët e vetë të FBI-së, të cilët përditë i ke aty, edhe më të fuqishëm sesa ishin, në SPAK sot, i ke brenda.

Atëherë, i thonë: “Vepro! Boll e mbajte nëpër duar, boll u tallët me ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur.” Po s’u ndëshkua ky krim, shqiptarët janë gjithmonë të rrezikuar nga shteti, nga pushteti dhe nga drejtuesit e lartë të tyre, se ata të vrasin kur të duan dhe asnjë gjë në këmbë nuk mund t’u futet. Këtë gjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm se e kanë bindje të tyre, jo vetëm se kur i dhanë Sali Berishës statusin non-grata e patën parasysh edhe këtë krim të rëndë që ai i ka kryer, por ka në duar vendimin e Gjykatës së Strasburgut që është i shenjtë për ta, edhe për ne, dhe për të gjithë organet e drejtësisë në Shqipëri dhe që duhet zbatuar një për një, ashtu sikurse edhe vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që mbështeti pikërisht atë vendim të Strasburgut”.

Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat