Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetKthjellime dhe vranësira kalimtare, në zonat malore priten edhe reshje shiu me...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, në zonat malore priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët


Ditën e Diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat