Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Jo jo ti me mu', del hiti i ri i Bay T

‘Jo jo ti me mu’, del hiti i ri i Bay T


Para se të dilte zyrtarisht, “Jo Jo Ti Me Mu” e Bay T ishte shndërruar tashmë në një hit në TikTok. Fragmentet e këngës ishin përhapur me shpejtësi në rrjet, duke u bërë sfond i qindra videove dhe duke i ngritur pritshmëritë për publikimin e plotë.

Tashmë, kënga ka dalë nën labelin “TikTak Music”, me produksion, miksim dhe masterizim nga Buci. Teksti mban firmën e vetë Bay T, ndërsa videoklipi është realizuar nga ekipi i “TikTak”.

“Jo Jo Ti Me Mu” solli edhe një herë energjinë karakteristike të Bay T, me ritme që ngjiten menjëherë në vesh dhe fraza që u bënë virale shumë përpara publikimit.

/Prive By Liberta Spahiu

 



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat