Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKëta janë 42 gjyqtarët e rinj të Republikës

Këta janë 42 gjyqtarët e rinj të Republikës


Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton listën: Këta janë 42 gjyqtarët e rinj të Republikës

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi dje, mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi caktimin e 42 gjyqtarëve të rinj në gjykatat e shkallës së parë dhe ato administrative të Republikës.

Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj një magjistrati, me funksion gjyqtar dhe caktoi seancën e radhës më datën 18.11.2025, ora 10:00.

Këshilli vendosi për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë, në fushën e së drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 635, datë 31.10.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej, Këshilli vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, znj. Besjana Garxenaj.

Në mbledhjen e sotme është miratuar dhe rregullorja “Mbi kodin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesit për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor”. Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e rregullores “Mbi transparencën dhe përmirësimin e procesit vendimmarrës në Këshillin e Lartë Gjyqësor”.

Gjyqtarët e emëruar më datë 31.07.2025:

znj. Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

znj. Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

znj. Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

z. Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

z. Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

z. Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

znj. Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

znj. Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

z. Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

znj. Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

z. Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

znj. Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

z. Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

znj. Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

z. Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj.Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

znj. Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

z. Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

z. Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

znj. Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

z. Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

znj. Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

znj. Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

z. Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

znj. Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

znj. Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

z. Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

z. Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;

z. Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;

znj. Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat