Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSi më përjashtuan nga PD

Si më përjashtuan nga PD


Mori postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandë, ish-kryetarja e demokratëve Manjola Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga PD

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë Manjola Nikollo, e cila i është bashkuar Partisë Socialiste pas largimit nga radhët e demokratëve dhe u emërua nënkryetare e Bashkisë Sarandë, ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.

Në një intervistë për mediat, Nikollo ka treguar se largimi i saj nga PD erdhi pas një përplasjeje me deputeten Ina Zhupa.

Sipas saj, perplasja nisi gjatë procesit të primareve në Vlorë, ku, Nikollo pretendon se deputetja ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në rezultatin e votimit.

“Unë dhashë dorëheqjen nga ai pozicion për shkak të konfliktit të interesit dhe për të qenë e barabartë mes anëtareve të tjerë, ndërsa Zhupa ka përdorur pushtetin e deputetes për të ndikuar në ndryshimin e rezultateve real të atyre primareve”, deklaron ajo.

Sipas Nikollos, pas këtij momenti ajo është larguar nga çdo funksion partiak, madje është hequr edhe nga grupi i komunikimit të kryesisë së PD Sarandë.

“Duke qenë se nuk isha më as kryetare e PD së Sarandë, jam larguar edhe nga grupi i Whatsapp-it të kryesisë së degës, nuk njoftohesha për asnjë takim, për asnjë mbledhje. E ndjerë e fyer, e fyer moralisht, e fyer ndaj demokratëve që më kanë besuar, të zhgënjyer nga demokracia e brendshme që vetëm demokraci nuk mund të themi brenda PD-së, detyrohem sot të reagojë në këtë mënyrë, duke pranuar një pozicion në Bashkinë e Sarandës”, thekson Nikollo.

Manjola Nikollo: Rrugëtimi im politik është prej 15 vitesh në PD dhe ka qenë gjithmonë i lidhur me besimin e opozita ka qenë oksigjeni i demokracisë. Ndihem e zhgënjyer se si funksionon sot PD.

Këtë intervistë po e jap për të gjithë ata demokratë që më kanë mbështetur, kemi besuar dhe votuar një statut në PD që do mbështeste vlerat dhe kontributet e demokratëve, duke u nisur nga vota e anëtarit për te zgjedhur përfaqësuesin e tyre. Pikërisht këtu ishte përplasja ime ne Primaret e Vlorës, me deputeten Zhupa.

Unë dhashë dorëheqjen nga ai pozicion për shkak të konfliktit të interesit dhe për të qenë e barabartë mes anëtareve të tjerë, ndërsa Zhupa ka përdorur pushtetin e deputetes për të ndikuar në ndryshimin e rezultateve real të atyre primareve. Në këto kushte, duke qenë se nuk isha më as kryetare e PD së Sarandë, jam larguar edhe nga grupi i Ëhatsapp-it të kryesisë së degës, nuk njoftohesha për asnjë takim, për asnjë mbledhje. E ndjerë e fyer, e fyer moralisht, e fyer ndaj demokratëve që më kanë besuar, të zhgënjyer nga demokracia e brendshme që vetëm demokraci nuk mund të themi brenda PD-së, detyrohem sot të reagojë në këtë mënyrë, duke pranuar një pozicion në Bashkinë e Sarandës.

Duhet të merret si një kambanë kjo lëvizje që unë po bëj, nuk është lëvizje në interes personal, por për shumë demokratë që ndihen të zhgënjyer. Nuk duhet të anashkalohen dhe të zhvlerësohen ata që kanë mbajtur PD në ditët e saj më të vështira.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat