Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetRama pritet nga Princi Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam...

Rama pritet nga Princi Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve


Kryeministri Edi Rama është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite.

Rama shkruan se në takim, është diskutuar bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën në Shqipëri të princit saudit vitin e ardhshëm.

“Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama mbërrit sot në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të forumit Future Investment Initiative (FII).



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat