Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeE ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit,...

E ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit, tregon kur do të kthehet në Tiranë… – Sot News


Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e djeshme kreut të SPAK Altin Dumani, i cili në Kuvend u shpreh se “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet i penduar”. Në një intervistë telefonike në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim, ndërsa theksoi se është i bindur se e kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkonte në burg.

“Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet Parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. D.m.th nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja”, tha ai. Më tej Ahmetaj tha se do të vijë në Tiranë vetëm kur të ketë dalë e vërteta. Ai shprehet se nëse do të ishte arrestuar, nuk dilte gjallë nga burgu. “Do vij unë atje, por ti them të gjitha, të dalë vërteta. Prokurori Gokaj te dosja “Buka” thotë që akuza që Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit është lapsus. Ej, por t’i s’ke lënë media pa ja thënë që dëmi që ka bërë Ahmetaj është 7 mln euro. Por e vërteta është se Ahmetaj ka mbrojtur interesat e shtetit.

Nëse do shkelja ligjin, sot privati do hante paratë e shqiptarëve. Sot private ha paratë veta. Është qesharake. Për çfarë krimi të bëhem bashkëpunëtor? Për inceneratorët që nuk kam firmosur. Që i kam kundërshtuar”, tha ai. Më tej Ahmetaj tha se reforma në drejtësi ka dështuar. Po ashtu ai pyeti Dumanin se përse nuk merret me dosjen “McGonigal”. Sipas Ahmetajt, Dumani arreston armiqtë e Ramës. “E dyta, unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time me urdhër politik, dhe erdhi aty ku unë isha thirrur në SPAK së bashku me avokatin tim, dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje. Për çfarë jam i mirëpritur unë, për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me McGonigal, ‘jemi duke hetuar’, pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre”, tha ai.

10 pyetjet e Ahmetajt për Dumanin:

1- Çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender?! Që është ndryshuar formati i koncesionit pa procedurë të re dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë. Kjo është?

2- Çfarë indicie ka marrë për IPARD-in, po ulëret BE?

3- Cila është arsyeja që nuk hetohet. Çfarë arsye ka që Onkologjiku në vend që t’i shërojë, dhe jo për faj të mjekëve, çfarë arsye ka që nuk hetohet te Onkologjiku, rimbursimi i barnave.

4- Kam bërë sherr unë për këto. Sherr. Po kam bërë sherr për naftën në Shëngjin. Pse nuk i heton?

5- Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë, te hotelet e mia të supozuara janë paratë? Pse nuk merret me kontratën e koncesionit të Tiranës?  Pse nuk merret?

6- Sa për dijeni, kush e ka lexuar kontratën, 29 eurot që paguajnë qytetarët nëpërmjet bashkisë së Tiranës janë për mbulimin e mbetjeve dhe për incenerim. Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefishin tani që nuk kanë incenerim?

7- Pse bëhet pronar i dëmit, Altin Dumani?

8- Pse nuk merret me Becchetin, indicie, vajtën 4-5-7 vite. U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm dhe nxorri dhe urdhër arresti. Dhe jam i bindur e kam thënë, që kur kam pasur dyshim. Tani nuk kam më dyshim, që më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg.

9- Kujt i thotë ky akuzohet për korrupsion, për inceneratorët? Nuk kam asnjë firmë, nuk kam asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.

10- Pse nuk merret me McGonigal. Ky thotë jemi duke hetuar, shqiptarët duartrokasin. 5 veta duartrokasin.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat