Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetSot mbahet seanca paraprake, gjyqtarja Irena Gjoka vendos për fatin e dosjes...

Sot mbahet seanca paraprake, gjyqtarja Irena Gjoka vendos për fatin e dosjes “Meta”


Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta do të zhvillohet këtë të martë, pasi të enjten e kaluar nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve.

Seanca është caktuar të nisë në orën 09:00 dhe do të drejtohet nga Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.

Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njetën kërkesë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat