Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSeancë maratonë në Kuvend! 16 orë pa pushim diskutime për drejtësinë, debatet...

Seancë maratonë në Kuvend! 16 orë pa pushim diskutime për drejtësinë, debatet rifillojnë të enjten – Sot News


Për rreth 16 orë, Kuvendi zhvilloi një seancë maratonë, ku raportuan institucionet e drejtësisë. Pas kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe të ILD, Artur Metani, pas mesnatës paraqiti raportin për vitin 2024 edhe drejtuesi i KLGJ-së, Ilir Rusi.

Rusi iu përgjigj edhe pyetjeve, por debati për raportin që prezantoi u shty për seancën e së enjtes. Po ashtu, palët u dakordësuan që edhe raporti i Mirela Bogdanit, kryetares së KLP-së, u shty në seancën e radhës.

Në fjalën e tij, Rusi theksoi se në vitin 2024, Këshilli është përqendruar në adresimin e një prej problematikave më të hershme të sistemit gjyqësor, rieduktimin e çështjeve të prapambetura (backlog-ut). Për këtë qëllim, ka hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Uljes së Numrit të Çështjeve të Prapambetura në Gjykata (2024-2027).

“Edhe pse ka kaluar një vit nga zbatimi i plotë i hartës gjyqësore janë vënë re përmirësime të eficensës në sistemin gjyqësor. Në shtator norma e zgjidhjes së çështjeve, arriti në 96%, kjo tregon përmirësim në likuidimin e cështjeve. Një faktor që ndikon negativisht është mungesa e gjyqtarëve. Për të zbatuar këto masa dhe adresuar strokun në çështjet e prapambetura, Këshilli ka miratuar strategji për uljen e tyre në periudhën 2024-2027, përmban masa konkrete ligjore dhe administrative, që synojnë zgjidhjen e problematikave që shkaktojnë numrin e lartë të çështjeve dhe pakësimin e dtyre në vitet e ardhshme.”, theksoi Rusi.

Ai gjithashtu tha se gjatë vitit 2024, kanë pasur 7 procedime disiplinore ndaj gjyqtarëve nga ILD, dy prej të cilave kanë rezultuar në shkarkime nga detyra. Edhe gjatë vitit 2025, ai tha se ka pasur 3 procedime disiplinore.

“Procedimet disiplinore, gjatë vitit 2024, ka pasur 7 procedime disiplinore të iniciuara nga ILD, që këshilli i ka disponuar. Dy shkarkime nga detyra, një procedim të mbyllur pa ofendim përfundimtar, një rast të rrëzimit të kërkesës, një rast në proces shqyrtimi, një rast pezullimi procedure për shkak të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në 2025, kemi vazhduar me 3 procedime disiplinore nga ILD, për njëka marrë marrë vërejtje, një rast rrëzimi kërkesë ndërsa tjetra mbetet ende në proces”, tha Rusi.

Rusi bëri me dije se në shtator kanë nënshkruar kontratën dhe ka nisur implementimi i sistemit të integruar të çështjeve gjyqësore. Edhe dixhitalizimi i arkivave dhe gjykatave po ecën mirë, tha Rusi, duke shtuar se gjatë tre viteve është bërë e mundur dixhitalizimi i 10 milionë faqeve.

“Projekti i sistemit të integruar të çështjeve gjyqësore. Në shtator të këtij viti u nënshkrua kontrata dhe ka filluar implementimi i këtij sistemi. Sa i përket rekomandimit për dixhitalizimin e arkivave dhe gjykatave, ky proces ka shënuar progres gjatë tre viteve me total 10 mln faqe të dixhitalizuara. Dixhitalizimi i arkivave do të vijojë por është process që kërkon kohën e vet.”, tha ai.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat