Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetDHL kërkoi 9.2 mln euro për votat e diasporës, KQZ i paguan...

DHL kërkoi 9.2 mln euro për votat e diasporës, KQZ i paguan 6.7 mln


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paguar 6.7 milionë euro kompanisë postare DHL për shërbimin e votës së Diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Kompania kishte kërkuar 9.2 milionë euro, duke përfshirë edhe kamatëvonesat, por KQZ pas verifikimeve të kontratës vendosi të paguajë shumën finale prej 6.7 milionë euro.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, kishte deklaruar më parë se pagesa do të bëhej vetëm pas përfundimit të këtyre verifikimeve.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat