Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetTiranë/ Kërcënoi efektivin e policisë, pranga 21-vjeçarit

Tiranë/ Kërcënoi efektivin e policisë, pranga 21-vjeçarit


Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Komisariatit të Policisë Nr 2, në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bluve i riu ka kërcënuar një punonjës policie për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan shtetasin D. S., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Tiranë/ Kërcënoi efektivin e policisë, pranga 21-vjeçarit appeared first on www.lexo.al.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat