Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeManastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës...

Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak – Sot News


Në emisionin televiziv janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

 

 

  • 30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,
  • 51% “nuk kanë besim”,
  • ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.
Manastirliu Besueshmeriaaaaa

Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

  • 28% “kanë besim”,
  • 50% “nuk kanë besim”,
  • dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.
Binaj Besueshmeria

Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

  • 11% që kanë besim,
  • 63% që nuk kanë besim,
  • dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.
Arlindqori Besueshmeria

Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

  • vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,
  • 45% nuk kanë besim,
  • ndërsa 50% nuk e njohin.
Markodajti Besueshmeria

 



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat