Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizLista do ju habisë! Këto vende klasifikohen më të sigurtat për të...

Lista do ju habisë! Këto vende klasifikohen më të sigurtat për të udhëtuar


Nëse jeni udhëtar i shpeshtë, aventurier, adhurues i eksperiencave të reja, apo thjesht dikush që kërkon pushime të qeta, zgjedhja e destinacionit të ardhshëm mund të jetë sfiduese — sidomos kur mendoni për sigurinë dhe shkallën e kriminalitetit.

Edhe pse ekziston një listë e plotë e vendeve që këshillohet të shmangen nga pasagjerët amerikanë, për shkak të krimeve të larta, trazirave civile, luftës, terrorizmit apo rreziqeve natyrore si katastrofa, rrëmbime apo sulme, vendimi për të zgjedhur ku të shkoni më tej mund të jetë i vështirë.

Për fat të mirë, kompania Berkshire Hathaway Travel Protection ka pothuajse një dekadë që rendit vendet më të sigurta në botë, duke publikuar çdo vit një listë të përditësuar dhe një “Hall of Fame” me destinacionet që ruajnë vazhdimisht reputacionin e tyre.

Tashmë është publikuar lista për vitin 2026, me 15 vende të ndryshme ku udhëtarët mund të eksplorojnë, pushojnë dhe shijojnë kultura të reja me qetësi mendore se janë të sigurt fizikisht.

Këtë vit, renditja ka sjellë disa befasi të mëdha — disa shtete janë ngritur ndjeshëm, disa janë përjashtuar plotësisht (si Gjermania, Norvegjia, Spanja dhe Suedia), ndërsa katër vende të reja kanë hyrë për herë të parë në listë.

1. Holanda

Holanda ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme, duke kaluar nga vendi i 14-të në vitin 2025 në vendi e parë për vitin 2026.
Vendi njihet për kulturën paqësore dhe tolerancën e lartë, dhe ka marrë vlerësime pothuajse të plota për shëndetin, sigurinë dhe barazinë, përfshirë udhëtarët gra, komunitetet LGBTQ+ dhe personat me ngjyrë.
E vetmja gjë për të cilën duhet të keni kujdes? Biçikletat, veçanërisht në Amsterdam!

 

2. Australia

Australia ruan vendin e dytë për të dytin vit radhazi.
Falë sistemit të qëndrueshëm politik, niveli të ulët të krimit dhe ligjeve të rrepta për armët dhe bio-sigurinë, vendi konsiderohet shumë i sigurt.
Megjithatë, vizitorët duhet të jenë të kujdesshëm me rregullat strikte të doganës – ato njihen për të qenë ndër më të rreptat në botë.

3. Austria

Austria hyn për herë të parë në listë, dhe menjëherë renditet në vendin e tretë.
E njohur si vendi i katërt më paqësor në botë sipas World Peace Index, Austria tërheq për qetësinë dhe rendin e saj.
Vetëm kujdes me demonstratat në Vjenë dhe me xhepistët në transportin publik apo në udhëtimet drejt vendeve fqinje si Hungaria, Çekia apo Italia.

4. Islanda

Ishulli nordik ka zbritur nga vendi i parë në të katërtin.
Edhe pse mbetet vendi më paqësor në botë, Islanda përballet me rreziqe natyrore, si shpërthimet vullkanike që herë pas here përmbytin rrugët me llavë.

5. Kanadaja

Kanada renditet si vendi më i sigurt në Amerikën e Veriut, megjithëse ka rënë nga vendi i tretë në të pestin.
Vlerësohet për krimin e ulët, diversitetin, stabilitetin ekonomik, kujdesin shëndetësor cilësor dhe transportin e sigurt, gjë që e bën një alternativë shumë më të sigurt se Shtetet e Bashkuara.

Lista e plotë e 15 vendeve më të sigurta për 2026

  1. Holanda

  2. Australia

  3. Austria

  4. Islanda

  5. Kanadaja

  6. Zelanda e Re

  7. Emiratet e Bashkuara Arabe

  8. Zvicra

  9. Japonia

  10. Irlanda

  11. Belgjika

  12. Portugalia

  13. Franca

  14. Mbretëria e Bashkuar

  15. Danimarka

Këtë vit janë vërejtur ndryshime të mëdha në renditje.

Veçanërisht, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë një ngjitje të madhe nga vendi i 18-të në të 7-tin, duke fituar reputacion për siguri dhe zhvillim.
Belgjika ka hyrë për herë të parë në top 15, ashtu si edhe Franca, që më parë renditej më poshtë.

Ndërsa në kategori të veçanta, Japonia është shpallur vendi më i sigurt në botë për sa i përket krimeve të dhunshme. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat