
Nuk mungojnë momentet e pazakonta gjatë seancës plenare në Kuvend.
Një skenë e tillë është fiksuar nga kamerat, ku deputeti socialist i Fierit, Ramion Kurti, është kapur duke kërkuar të blejë një laptop të ri në mes të seancës plenare.
Ndërsa në foltore po zhvillohej debati për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Kurti shihet duke i kërkuar mendim një kolegu për zgjedhjen më të mirë të kompjuterit.



