Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeShqipëri-Itali, në Romë, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy...

Shqipëri-Itali, në Romë, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive, e para jashtë BE-së


Shqipëri-Itali, në Romë, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive, e para jashtë BE-së

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor një mbledhje të përbashkët në Romë, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Italia firmosën në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik. Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.

Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Meloni. Ky dokument do të përbëjë bazën mbi të cilën, po atë ditë pritet të firmosen dhe një numër i lartë marrëveshjes që përfshijnë bashkëpunime në sektorë të ndryshëm.

Italia ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta me disa nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian, por kjo është e para që ajo e realizon me një vend jashtë Unionit.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat