Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetRusia paralajmëron Trump kundër rifillimit të testimeve të armëve bërthamore

Rusia paralajmëron Trump kundër rifillimit të testimeve të armëve bërthamore


Rusia ka paralajmëruar se mund të rifillojë testimet e armëve bërthamore, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi planet për të rinisur testet për herë të parë në më shumë se 30 vjet. Sipas agjencive ruse të lajmeve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se ”shpreson që Trump të jetë informuar saktë në lidhje me testet e fundit ruse, të cilat nuk ishin të armëve bërthamore”.

Ai tha gjithashtu se ”Rusia është e përgatitur të vazhdojë negociatat për çarmatimin bërthamor me Shtetet e Bashkuara, por se Trump ende nuk u është përgjigjur propozimeve të saj”.

Në një postim në Truth Social, Trump njoftoi ”fillimin e menjëhershëm të testeve të reja të armëve bërthamore, duke justifikuar masën duke cituar programet e testimit të vendeve të tjera”.
Lloji i testeve dhe armët që do të testohen mbetën të paqarta. SHBA-të kryen teste të fundit të këtij lloji në vitet 1990.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat