Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Ky qytet është i yni, qytetarët janë zëri i tij" - Binaj...

“Ky qytet është i yni, qytetarët janë zëri i tij” – Binaj – Sot News


Kandidati për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka zhvilluar takim me qytetarët në rrugën “Myslym Shyri”. Binaj është takuar me tregtarë, banorët e zonës dhe me kalimtarë të rastit ku ka shpalosur programin e tij për drejtimin e Tiranës.

“Sot jemi në zonën e “Myslym Shyrit”. Ky qytet është i yni, qytetarët janë zëri i tij”, shkruan Binaj.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale, data e të cilave për Tiranën nuk është caktuar ende, Florjan Binaj garon përballë kandidates së Partisë Socialiste Ogerta Manastirliu dhe kreut të Lëvizjes Bashkë Arlind Qori.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat