Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Gjurmët nuk zhduken", Beqiri zbardh manipulimet me serverat:Dumani sjell prova nga SHBA...

“Gjurmët nuk zhduken”, Beqiri zbardh manipulimet me serverat:Dumani sjell prova nga SHBA për çështjen e 21 Janarit që.. – Sot News


Avokati Idjaet Beqiri thotë se kreu i SPAK, Altin Dumani, në vizitën e tij të fundit në SHBA ka marrë prova për çështjen e 21 janarit.

Në një emision televiziv, Beqiri u shpreh se serverat e Kryeministrisë, u riformatuan dy herë pas ngjarjes.

Idajet Beqiri: Problemi është që ato gjurmë nuk zhduken përfundimisht. Ka mjete që i rekuperon. Në rikuperimin e tyre, është pasur parasysh që gënjeshtra doli hapur. Sektetari i Përgjithshëm tha se nuk punonin serverat. Është bashkëpunëtor ai. Pikërisht, prokurori në një vend që ka marrë, i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, t’i jepeshin serverat. Kryeministri Sali Berisha, i tha serveat janë gati, mund të vini t’i merrni, çka do të thotë se punonin serverat. Në momentin që serverat ende ishin të rregullt, ai tha hajde i merrni. Gjatë natës, ata i morën dhe i fshinë. Dumani është futur në mbështetjen të Alfred Shehut dhe janë bërë dy prokurorë. Ai ishte në SHBA dhe besoj se ka sjellë material për 21 janarin.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat