Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Asnjë institucion të mos ndërhyjë"/ Veliaj kërkon rikthimin në detyrë, avokati i...

“Asnjë institucion të mos ndërhyjë”/ Veliaj kërkon rikthimin në detyrë, avokati i ish-kryebashkiakut: As Presidenti… – Sot News


Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka parashtruar kërkesat e tij, që kanë të bëjnë me rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të shkarkuar. Ai tha se asnjë institucion nuk duhet të ndërhyjë, përfshirë edhe Presidentin.

“Ne i qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencën e GJK. Ne mendojmë se kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave.

Faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës ku nuk do të ndërhyjë asnjë institucion, përfshirë edhe atë të Presidentit. Aktivizimi para kohe i presidentit me aktin për caktimin e datës së zgjedhjeve aktivizon efektet juridike të vendimit të KM efektet e të cilit janë të pezulluara. Për këtë arsye ne mendojmë se GJK është kompetente.”, tha avokati Ermal Yzeiraj.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat