Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetE papritur! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë, ja sa...

E papritur! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë, ja sa do kushtojë bileta dhe aboneja


Nga data 1 nëntor, udhëtimi me transportin urban në linjën Kamëz–Tiranë do tu kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Kështu, çmimi i biletës do të rritet nga 40 në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë.

Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative. Kërkesa është shoqëruar me analizë ekonomike dhe raport financiar që justifikon ndryshimin e çmimit. Pas shqyrtimit nga Drejtoria e Transportit dhe komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak, propozimi është miratuar me votim.

Megjithatë, asnjë institucion nuk ka njoftuar qytetarët, të cilët janë gjetur të papërgatitur.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat