Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeShehaj reagon pas vendimit për Ballukun: Shqiptarët po fillojnë të besojnë në......

Shehaj reagon pas vendimit për Ballukun: Shqiptarët po fillojnë të besojnë në… – Sot News


Pas marrjes së pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Mundësia.

Agron Shehaj deklaron se tashmë besimi i shqiptarëve tek organet e drejtësisë është rritur dhe se qeveria është e implikuar në afera korruptive deri në krye të saj, tek kryeministri Edi Rama.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se organet e drejtësisë do përballin me ligjin këdo që e shkel atë.

Deklarata e Agron Shehaj:

“Dukej e pamundur që do vinte dita që dhe Kryeministri i Shqipërisë mund të dilte para drejtësisë. Dhe në fakt është rritur besimi që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

Sepse nëse është e mundur që zv.kryeministrja të merret e pandehur nga SPAK-u ndërkohë që është në detyrë, pse kjo nuk mund të ndodhë edhe me Kryeministrin? Unë jam i bindur që do të vijë dita që do ndodhë edhe në Shqipëri”.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat