Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitet“Ore po të kërkojnë këta të Gardës” - Braçe kujton momentin kur...

“Ore po të kërkojnë këta të Gardës” – Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës: Habiti gjithë lagjen


Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.

Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamet Veliu, ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.

Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?

“Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’.

Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai.

Braçe ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.

Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.

“Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri.

Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat