Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetKlauzola e çuditshme e kontratës së Spallettit me Juventusin që zbuluan mediat...

Klauzola e çuditshme e kontratës së Spallettit me Juventusin që zbuluan mediat italiane


Bardhezinjtë me sa duket kanë marrë një ekspert të futbollit Italian siç konsiderohet Luciano Spalletti. Ai u emërua ditën e enjte dhe në këtë fundjavë, pikërisht dje, në ndeshjen e tij debutuese në stolin e “Zonjës së Vjetër”, arriti të marrë edhe 3 pikët e para pas fitores 2-1 përballë Cremoneses.

Gjithësesi kontrata e tij që ka firmosur me bardhezinjtë është deri në fund të këtij sezoni dhe skadon në qershor dhe siç u tha publikisht me një opsion për t’u rinovuar edhe për dy vite të tjera deri në vitin 2027. Gjithësesi objektivi dhe arritja e shtyrjes së kontratës, është arritja në zonën e Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar një klauzolë disi të çuditshme dhe jo shumë të sigurtë për trajnerin e ri. Sipas tyre klauzola e shtyrjes së kontratës edhe për dy vite të tjera deri në 2027 është një opsion që e aktivizon vetëm klubi, pra nuk ka një objektiv fiks dhe që aktivizohet automatikisht siç u përmend me plotësimin e objektivit të vënë, që është zona e Ligës së Kampioneve. Një detaj ky që ka bërë të diskutohet shumë për planin emergjent që kanë zgjedhur drejtuesit bardhezi, duke mos menduar për shumë gjatë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat