Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeVIDEO/ Socialistët 'braktisin' Ballukun në homazhet për Nanon, numri 2 i qeverisë...

VIDEO/ Socialistët ‘braktisin’ Ballukun në homazhet për Nanon, numri 2 i qeverisë e vetme në Pallatin e Kongreseve – Sot News


Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj.

Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë gjatë homazheve shtetërore. Balluku ishte e vetmuar në homazhe.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi  i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat