Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDy kinezë planifikuan vjedhjen e 5 miliardë lekëve nga bankat në Shqipëri,...

Dy kinezë planifikuan vjedhjen e 5 miliardë lekëve nga bankat në Shqipëri, gjendet lista me 5 mijë shtetas shqiptarë


Dy kinezë planifikuan vjedhjen e 5 miliardë lekëve nga bankat në Shqipëri, gjendet lista me 5 mijë shtetas shqiptarë

Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbardhur detaje të operacionit të pak ditëve më parë, ku u parandalua një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë dhe një shumë prej rreth 5 miliardë lekësh (50 milionë euro) nga llogaritë bankare.

Në qendër të hetimeve janë dy shtetas kinezë: Cunfeng Fan, 51 vjeç dhe Haike Yan, 45 vjeç.

Të dy kishin ardhur në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal dhe u akomoduan në një hotel shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Aty, policia gjeti dhe sekuestroi 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti dhe 1 patentë, të cilat u përdorën për të ngritur skemën mashtruese.

Sipas burimeve zyrtare, dy kinezët kishin ndërtuar një infrastrukturë të sofistikuar:

Dërgonin linke që imitonin faqen e Postës Shqiptare.

Pasi qytetarët klikonin linkun, ata fitonin akses tek të dhënat personale dhe më pas tek llogaritë bankare.

Paratë e planifikuara për t’u marrë jashtë vendit llogariteshin rreth 50 milionë euro.

Drejtoria e Krimit Kibernetik ra në gjurmët e dy të arrestuarve përmes monitorimit të vazhdueshëm të darkweb-it dhe burimeve të hapura në internet. Hetimi u zhvillua me metoda speciale dhe përfundoi me sukses, duke parandaluar dëmin e madh financiar dhe shkeljen e privatësisë së qytetarëve.

Pas ngritjes së sistemit mashtrues, të dy të dyshuarit kishin planifikuar të largoheshin nga Shqipëria, ndërsa tërheqjet e parave do të kryheshin nga jashtë vendit.

Krimi Kibernetik arriti në gjurmët e tyre falë monitorimit të vazhdueshëm të “dark web” dhe burimeve të hapura në internet, ku u identifikuan llogaritë dhe veprimtaritë e dyshimta të grupit.

Pas verifikimeve, u ngrit një procedim penal me metoda speciale hetimi, i cili çoi në arrestimin e dy shtetasve kinezë dhe sekuestrimin e pajisjeve që përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa nuk përjashtohet përfshirja e personave të tjerë në këtë rrjet ndërkombëtar mashtrimi online.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat