Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"50 milionë euro dhe zyrtarët e sakrifikuar", Abilekaj nxjerr sekretet e politikës...

“50 milionë euro dhe zyrtarët e sakrifikuar”, Abilekaj nxjerr sekretet e politikës së Ramës:Nga Balluku,tek drejtorët.. – Sot News


Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë televizive, hodhi akuza të forta rreth një tenderi me vlerë 50 milionë euro, i cili dyshohet se është manipuluar për arsye jashtë procedurave ligjore. Sipas burimeve të dala nga rrethi i afërt i kryeministrit Edi Rama, Abilekaj tha se favorizimi i një kompanie turke ishte një “vendim gjeopolitik” për t’i kthyer një nder personal Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ky vendim, i cili ka rezultuar në një humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, ka vënë në lëvizje prokurorinë, por deri më tani, fokusi ka qenë te zyrtarët zbatues, përfshirë Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe vartësit e saj.

Megjithatë, pyetja themelore që shtrohet është: pse duhet të mbajnë përgjegjësi vetëm ata që zbatuan urdhrin dhe jo ai që e dha atë? Abilekaj argumentoi se është e domosdoshme që SPAK të thërrasë për të dëshmuar dhe hetuar vetë kryeministrin Rama. Fakti që ai vetë, sipas burimeve, e ka pranuar natyrën gjeopolitike të vendimit, e bën atë personin kyç për zbardhjen e kësaj afere. Kjo çështje cilësohet si rasti i parë ku Rama është deklaruar haptazi si i përfshirë, duke e bërë thirrjen për hetimin e tij më të fortë se kurrë.

Enton Abilekaj: Që nga Belinda Balluku, tek varsit e saj, drejtorët e RRSH-së, dy drejtorë të RRSH-je, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave e të tjerë, po shkojnë sot në prokurori, po japin llogari, po marrin akuza, sepse Edi Rama ka marrë një vendim gjeopolitik që të favorizojë një firmë turke, sepse Erdogani i bëri një nder kur ishte pandemia. Pra, për t’i kthyer nderin Erdoganit, janë zhdukur 50 milionë euro në Shqipëri.

Ky është një shpjegim që vjen nga njerëz të afërt me Edi Ramën dhe këtë ne nuk kemi pse ta vëmë në dyshim, apo jo? Në qoftë se Edi Rama e thotë vetë që unë e kam bërë për arsye gjeopolitike, ne e mirëbesojmë. Ne nuk na duhet se nëse ato 30 milionë euro kanë shkuar në xhepin e Edi Ramës apo kanë shkuar në xhepin e Erdoganit apo të kompanisë turke.

Duhet ta përsërisnin tenderin kaq shpejt. Pikërisht për t’u sqaruar kjo mendoj që është e domosdoshme që SPAK-u të bëjë aktin e vetëm që duhet të bëjë. Pra jo të thërrasë këta që kanë zbatuar urdhërin e Edi Ramës, zinxhirin nga Balluku e poshtë, por të thërrasë Edi Ramën që e ka marrë, që e ka dhënë urdhrin. Që e ka marrë këtë vendim dhe të thotë, t’i ta pyes pse nuk e bëre që në fillim? Pse duhet ta bënte kaq trashë? Pse duhet ta anullojë një tender? Pse duhet të binte kaq shumë në sy? Çfarë? Pse nuk kishte frikë nga drejtësia?

Dhe pse nuk ka akoma frikë nga drejtësia, sepse në të gjithë këtë, në të gjithë këtë çështje pra, ne shikojmë që ai që duhet të ketë frikë, në fakt është ai që nuk është prekur fare dhe nuk është thirrur fare në SPAK. Kështu që kjo është një çështje që vetë Rama pranoi ta deklarojë që është çështje e tij. Që e ka dhënë ai dhe kemi të bëjmë me aferën e parë ku vetë Rama është vetë i deklaruar i përfshirë. Jo se te inceneratorët nuk u përfshi. Jo se te inceneratorët nuk pranoi që u përfshi, sepse ju e mbani mend te inceneratorët, te që shkoi te inceneratori i Elbasanit.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat