Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetErmal Dredha i rikthehet diplomacisë, qeveria e propozon për ambasador të Shqipërisë...

Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, qeveria e propozon për ambasador të Shqipërisë në Zvicër


Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Emral Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zvicër, kanë bërë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj.

Me këtë zhvillim të ri, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, kujtojmë këtu që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur vendosi të japë dorëheqjen.

Dredha emërohet zyrtarisht në detyrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i qeverisë.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat