Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeGjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, rrëzohet dekreti i presidentit...

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, rrëzohet dekreti i presidentit Begaj dhe qeveria për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë


Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, rrëzohet dekreti i presidentit Begaj dhe qeveria për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin lidhur me çështjen e Erion Veliajt, i cili kundërshton rrëzimin e tij si kryetar Bashkie i Tiranës nga Këshilli i Ministrave si edhe dekretin e Presidentit Bajrman Begaj për zgjedhjet në Tiranë.

erion veliaj Kushtetuese 5

Ka qenë një seancë e gjatë sot në Gjykatën Kushtetuese dhe rreth orës 17:30 në përfundim, është vendosur në favor të Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të plotë për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka anuluar gjithashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që kishte caktuar datën e zgjedhjeve të reja në Tiranë më 9 nëntor.

Mësohet se në vendim thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron me lart se ligji për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund te shkarkohet vetëm për shkelje te renda. Në vendim shtohet se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Veliajt.

Praktikisht, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit për shkak të hetimeve të SPAK, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar i Bashkisë Tiranë.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat