Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikePritet furtunë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj gati fshesën për nënkryetarë dhe...

Pritet furtunë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj gati fshesën për nënkryetarë dhe drejtorët e Belës, kushtetuesja rikthen.. – Sot News


Erion Veliaj ka rimarrë zyrtarisht pozitat e tij si kryebashkiak i Tiranës, pas një periudhe të gjatë dhe të tensionuar që filloi në shkurt të këtij viti, kur ai u arrestua. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e riktheu Veliajn në detyrë, duke shfuqizuar të gjithë procesin e shkarkimit të tij. Ky vendim ka krijuar një atmosferë të re në Bashkinë e Tiranës, e cila pritet të përballet me ndryshime të rëndësishme. Pas rikthimit të tij në detyrë, Veliaj tashmë është në një pozicion të fuqishëm për të pastruar administratën nga rrënjët që gjatë kohës së shkarkimit të tij ka lëshuar zv.kryeministrja Belinda Balluku. Pas përjashtimit të Veliajt, në fushatë doli Ogerta Manastirliu për t’i zënë vendin, ndërsa drejtimin e skuadrës e mbante Belinda Balluku, njeriu që Rama e kishte ngarkuar për fushatën e kryeqytetit dhe personi që merrej me punët.

Balluku, e cila në zgjedhjet e fundit kishte marrë një rezultat rekord në Fier me 12 deputetë, shihej si modeli efektiv i mbledhjes së votave, një model që Rama synonte ta aplikonte në Tiranë. Me këtë në mendje, ai e piketoi Ballukun në krye të punëve të Tiranës në asamblenë e datës 11 Shtator. Gjatë kësaj kohe, Balluku vendosi njerëzit e saj në Bashki, të cilët nuk pritet ta kenë të gjatë me rimarrjen sërish të çelësave të zyrës së kryebashkiakut të Tiranës.

Pritet t’iu vihet fshesa dhe nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës që u vendosën disa javë më parë me bekimin e Ramës dhe Ballukut. Ishte Belinda që bëri intervista me drejtorët përpara se ata të merrnin detyrëm. Me rikthimin e Veliajt në detyrë, është e qartë që Bashkia e Tiranës është në prag të një periudhe turbulente. Ky proces pastrimi i administratës ka gjasa të ketë një ndikim të fortë në dinamiken e pushtetit në kryeqytet. Veliaj tani është në pozicionin e duhur për të rikthyer gjithçka nën kontroll dhe për të rivendosur një administratë që është plotësisht e besuar dhe e kontrolluar nga ai dhe nga ekipi i tij.

Si nisi aksioni i Ramës për ta hequr qafe Veliajn

Puna për nxjerrjen e Veliajt nga zyra e bashkisë së Tiranës nisi papritur më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kur Rama shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate për Tiranën dhe Belinda Ballukun si drejtuesen e fushatës së zgjedhjeve të ardhshme. Vetëm gjashtë ditë më pas, më 17 shtator, këshilltarët socialistë nënshkruan kërkesën për shkarkim, nën një klimë të fortë presioni politik. Vendimi u vulos më 23 shtator, në një mbledhje të Këshillit Bashkiak ku PS dhe PD votuan bashkë, dhe menjëherë pas kësaj Rama firmosi dekretin e shkarkimit.

Presidenti Begaj nuk humbi kohë: më 1 tetor shpalli datën e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën. Tani, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i gjithë ky proces shpallet nul. Kushtetuesja gjykoi se Këshilli Bashkiak, kryeministri dhe presidenti kanë shkelur nenin 115 të Kushtetutës, i cili përcakton qartë se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. Duke i kthyer Erion Veliajt çelësat e zyrës në Bashki, Kushtetuesja rrëzoi automatikisht edhe garën e nisur për kryeqytetin mes Ogerta Manastirliut, Florian Binajt dhe Arlind Qorit. Por, përtej përpjekjeve të Erion Veliajt për çelësin e zyrës në bashki, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një sinjal për atë që duket si çelësi që hap dyert e një lufte të re në Partinë Socialiste, mes Veliajt Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat