Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeA do të lirohet Veliaj pas fitores Kushtetuese? Ja si përgjigjet Dumani...

A do të lirohet Veliaj pas fitores Kushtetuese? Ja si përgjigjet Dumani – Sot News


Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn. Dumani në një studio televizive tha se vendimi i gjykatës nuk ka lidhje me çështjen që SPAK ndjek penalisht për Veliajn.

Ai nënvizon se, vendimi i Kushtetueses nuk ka ndikim në hetimet e SPAK për Veliajn apo masën e sigurisë.

“Gjykata Kushtetuese ka patur në shqyrtim një objekt tjetër shkarkimin dhe dekretin e Presidentit. Nuk ka lidhje me çështjen që ndjekim ne penalisht, nuk ka ndikim në hetimet tona apo masën e sigurisë që rëndon ndaj zotit Veliaj.

Nuk dua të futem në detaje është gjykata që vendos nëse vazhdojnë apo jo të qëndrojnë kriteret për masën e sigurisë. Është ajo që shprehet”, tha Dumani.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat