Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetProjektligji për Barazinë Gjinore miratohet në KUVEND

Projektligji për Barazinë Gjinore miratohet në KUVEND


Gramoz Ruci, duke folur gjate punimeve te seances parlamentare ne te cilen ai eshte votuar si Kryetari i Kuvendit te Shqiperise./r/n/r/nGramoz Ruci, speaks during a parliamentary sessions in which he is elected the new Speaker of the Albanian Parliament.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi në parim me 77 vota pro, 36 kunder dhe 0 abstime, projektligjin për barazinë gjinore.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

Sipas relacionit shpjegues, ligji i ri synon të përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në vendimmarrje dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore.

Gjithashtu, ai parashikon mekanizma të rinj institucionalë për zbatimin efektiv të standardeve të barazisë dhe forcimin e rolit të institucioneve përgjegjëse.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat