Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDebate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa...

Debate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa leje dhe bonusi për pensionistët – Sot News


Seanca plenare që u mbyll pa u shqyrtuar të gjitha pikat për shkak të debateve që shkaktoi deklarata e Berishës kundër ambasadorit të BE-së, miratoi paketën ligjore me tre akte normative kundër ndërtimeve pa leje. Aktet u miratuan me nga 77 vota pro.

-Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 28 Kundër.

-Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 21 Kundër.

-Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 20 Kundër.

Po ashtu u miratua rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit për vitin 2025, që parashikon rritjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve, si dhe dhënien e bonusit për pensionistët në fundvitit në vlerat 100-150 euro.

-Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 24 Kundër.

Dritën jeshile me 77 vota pro, 23 kundër dhe 1 abstenim e mori edhe projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.

Ndryshe nga projektligji “Për barazinë gjinore” që u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër, propozimi i opozitës “Për gjendjen civile”, i ndryshuar, nuk arriti të miratohej, pasi u votua me 34 vota Pro, 0 Abstenim, 77 Kundër.

Vendimet e tjera të miratuara me votat e mazhorancës kishin të bënin me antarësinë në komisionet e përhershme parlamentare, si dhe u votuan pro emërimet e reja në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë seancës së 6 nëntorit Kuvendi shqyrtoi katër raporte të institucioneve të pavarura, të KLSH-së, Komisionit të Prokurimit Publik, Adminsitratës Publike si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu u miratuan edhe projektrezolutat me rekomandime për secilin institucion.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat