Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Ta kishte shkarkuar', Tabaku: Balluku e pandehur dhe menaxhon gjysmën e buxhetit...

‘Ta kishte shkarkuar’, Tabaku: Balluku e pandehur dhe menaxhon gjysmën e buxhetit – Sot News


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur aktualisht nga SPAK për tunelin e Llogarasë, duhet të ishte dorëhequr.

Në të kundër ajo duhet të ishte shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, por aktualisht nuk ka ndodhur asnjë prej këtyre dyjave, edhe pse ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës menaxhon gjysmën e buxhetit.

“Sa i përket zonjës Belinda Balluku, ajo është e pandehur në SPAK dhe menaxhon gjysmën e buxhetit shqiptar, bashkë me personat e tjerë të pandehur që menaxhojnë këtë buxhet. E thamë që në momentin e parë që zv/kryeministrja duhet të kishte dhënë dorëheqje, nëse jo nga ajo, të bëhej nga kryeministri, ta kishte shkarkuar”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate shtoi se kemi një dosje me aferë korruptive me numrin dy të qeverisë të pandehur dhe asgjë nuk ndodh. Ajo ngriti paradoksin se edhe ish-zv/kryeministri ëhstë në kërkim, por qeveria vijon pa marrë asnjë masë.

“Nuk di çfarë të them, kemi një bilanc të tillë me qeverinë ku ish-zv/kryeministri është në kërkim dhe zv/kryeministra aktuale është e pandehur për tenderin korruptiv 50 mln euro në tunelin e Llogarasë. Më gjej një qeveri tjetër në botë apo Evropë me këto rrethana dhe unë nuk flas më”, tha ajo.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat