Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaLifestylePudra apo korrektori – cila duhet të jetë hapi i parë në...

Pudra apo korrektori – cila duhet të jetë hapi i parë në rutinën e grimit?

Në botën e bukurisë, përdorimi i pudrës dhe korrektorit është një nga çështjet më të diskutueshme për shumë prej nesh. Ndërsa të dy këta produkte janë elementë kryesorë për një grim të përsosur, shpesh lind dilema: cilin duhet të aplikojmë i pari?

Në mënyrë instinktive, shumica prej nesh mendojmë se korrektori duhet të vendoset para pudrës. Kjo duket logjike, pasi mendon se fillimisht duhet të fshehim çdo defekt, e më pas të vendosim bazën për të fikosur dhe vendosur gjithçka në vend. Por eksperienca e artistëve profesionistë të grimit sugjeron diçka tjetër.

Sipas tyre, rruga më e mirë është që fillimisht të aplikoni pudrën, sidomos në formë të lëngshme ose kompakte,  si bazë e grimit.

Kjo qasje krijon një sipërfaqe të barabartë dhe ndihmon në fikjen e yndyrës së lëkurës, duke bërë që produktet e mëtejshme të kenë më shumë kapje, transmeton Telegrafi.

Pasi pudra është vendosur, mund të përdorni korrektorin vetëm në ato zona ku ka nevojë reale për mbulim të defekteve, si rrathët e zinj, skuqjet apo pikat e tjera problematike.

Kjo metodë jo vetëm që zvogëlon sasinë e korrektorit të përdorur, por edhe parandalon zhvendosjen e tij gjatë aplikimit të pudrës.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i këtij renditje është se pudra e vendosur më parë krijon një bazë më të qëndrueshme, duke ndihmuar që korrektorët të mos thahen apo të çahen gjatë ditës. Në këtë mënyrë, pamja juaj do të jetë natyrale, e freskët dhe e qëndrueshme për më gjatë.

Në përfundim, eksperienca dhe praktika tregojnë që aplikimi i pudrës para korrektorit është një nga sekretet për një grim të perfekt.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat