Këtë të diel, 9 nëntor 2025 votohet për të zgjedhur kryetarët e bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një udhëzues mbi mëyrën e votimit, për të qaartësuar të gjithë qytetarët.
HAPAT PËR TË VOTUAR:
Nëse je zgjedhës në bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë:
1.Paraqitu në Qendrën e votimit me dokumentin e identitetit, pasaportë ose letërnjoftim.
2.Trego dokumentin e identitetit përpara Komisionit të Qendrës së votimit.
3.Identifikohu përmes pajisjes së identifikimit elektronik me dokumentin e identitetit dhe më pas nënshkruaj duke lënë shenjën e gishtit.
4.Merr fletën e votimit dhe sigurohu që të jetë e vulosur me dy vula, në faqen që nuk janë të shënuara emrat e kandidatëve.
5.Shko i vetëm në dhomën e fshehtësisë bashkë me fletën e votimit.
6.Shëno me shenjën X ose + brenda kutisë përbri preferencës tënde, në fletën e votimit.
7.Palos fletën e votimit në dhomën e fshehtësisë, në mënyrë që zgjedhja juaj të mos identifikohet dhe të paktën një nga vulat të jetë e dukshme.
8.Më pas hidh fletën në kutinë e votimit dhe largohu nga Qendra e votimit./CNA




