Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeSHBA blindon SPAK-un, mbështetje e hapur nga Washingtoni, Romeo Kara rrëfen misionin...

SHBA blindon SPAK-un, mbështetje e hapur nga Washingtoni, Romeo Kara rrëfen misionin sekret të Zv/Ndihmës Sekretarit… – Sot News


Juristi i njohur, Romeo Kara ka rrëfyer misionin “sekret” të vizitës së fundit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), të Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit Mark Fleming. Ai tregon se mbështetja e SHBA është e qartë dhe e prerë, duke përfshirë aksesin e SPAK-ut në të dhënat nga “Sky ECC” dhe bashkëpunimin me DEA, FBI, Europol dhe Eurojust. Kara flet për kërcënimet ndaj organit të akuzës dhe gjykatës, rolin e SPAK si institucioni kryesor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe çështjet e rëndësishme si dosja e 21 Janarit dhe shqyrtimi i masës së sigurisë së Ilir Metës nga Gjykata Kushtetuese.

-Z. Kara, kemi parë dhe zyrtarë amerikanë që vazhdojnë të zhvillojnë takime me SPAK. Çfarë ka qenë arsyeja në gjykimin tënd dhe a ka rënë miti që u përfol pas fitores së Trumpit se mund të kushtëzohej mbështetja ose?

U tha që amerikanët kanë ikur, nuk janë më. Amerikanët nuk ikën. Nuk ka qenë një masë që opozita e interpretoi sikur amerikanët nuk ishin dakord me reformën në drejtësi, se ishte e Sorosit. Por dhe qeveria ja la opozitës ta luajë. Në fakt, ata e kanë ditur që amerikanët janë. Pra, ke OPDAT, ke një ICITAP. Ke DEA, ke dhe FBI, po dhe të tjerë. Së fundmi erdhi një personalitet shumë i rëndësishëm, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit. Erdhi vetëm për takimet dhe për mbështetjen e SPAK-ut. Përpara kësaj ka paraprirë një vizitë shumë të rëndësishme që ka bërë vetë Dumani në Shtetet e Bashkuara. Ata kanë shprehur në mënyrë të hapur, me mesazh të qartë e të prerë, që kjo strukturë nuk preket. Kanë përkrahjen më të fortë nga shteti amerikan e politika amerikane, prokurorët e SPAK-ut e gjykatës. Pa dyshim, dhe të gjithë ata që aspirojnë për një Shqipëri të vërtetë euroatlantike do të aderojnë në shtetin e së drejtës, në tregun e lirë edhe në shtetin ku respektohet barazia para ligjit edhe sundimi i ligjit. Nuk vihet në dyshim kjo. Po flasin me vepra, nuk po flasin me deklarata. Besoj që ka qenë dhe bekimi i kësaj administrate për të gjitha lëvizjet e fundit të SPAK-ut.

-Pse SPAK konsiderohet institucioni kryesor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri?

Administrata Biden nga qershori i vitit 2021 nxori një urdhër ekzekutiv ku e shpallte korrupsionin rrezik për sigurinë kombëtare amerikane. Atij urdhri i shtohet tani pjesa e krimit të organizuar, sidomos me narkotrafikët. Pra, kemi një zhvillim. Këto kanë ardhur sipas amendimeve të herëpashershme, patjetër. Është i vetmi institucion SPAK që zotëron dhënat nga Sky ECC. Është një kambanë e madhe. Kur unë them është i vetmi institucion, po tregon që nuk paska institucione të tjera të certifikuara nga partnerët tanë që shtojmë Eurojust dhe Europol, të cilat besojnë vetëm SPAK-un për t’i dërguar këto informacione, pra jo struktura të tjera ligjzbatuese. Pra kemi detyra të mëdha përpara për të pastruar edhe policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese.

-Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtoje në themel edhe kërkesën e Ilir Metës për masën e tij të sigurisë. Si e komentoni këtë çështje?

Besoj do të shihet ligjshmëria dhe proporcionaliteti. Ka vend për t’u verifikuar a qëndron kjo masë, apo kemi pasur gjithmonë të nevojshme prishjen e provave, apo kërcënimin e dëshmitarëve. Duke e parë në të gjitha shkallët nëse është e justifikuar kjo masë. Besoj që në përfundim gjykata do të shprehet dhe besoj mund të përdoret, pasi edhe pala vetë e ka shprehur mund të përdoret për Strasburg. Unë kam bindje se kërcënon edhe gjithë organin e akuzës. Ai dhe Berisha. Është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata. Kjo është evidente dhe e njohur. Mund të ketë edhe argumente të tjera”, tha ai, duke shtuar: “Po të ishte vetëm një rrugëtim gjykata kushtetuese do ta refuzonte për momentin duke thënë që Gjykata e Lartë të shprehet dhe më pas të shprehemi ne.

– Dosja e 21 janarit në SPAK është drejt përfundimit. Keni një koment?

Mënyra se si grupi i zjarrit të Gardës nuk u lejua të arrestohej, tregon që ka marrë edhe garanci. Për mua ka qenë një gjykim i turpshëm. Kemi një ish-prokuror që thotë janë shkatërruar provat. Kjo ngjarje është një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet. Dhe duhet të zbardhet. Ajo vijë gjaku nuk duhet kaluar. Ne nuk duhet të harrojmë, ajo që ndodhi me ’97, çfarë ka ndodhur mijëra të vrarë me pasojë të ligjit 7051 e them me vetëdije që ky person është gjakatar dhe është e frikshme që një gjakatar i tillë vazhdon të jetë në politikën shqiptare.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat