Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Balluku duhet të japë dorëheqjen”/ Berisha zbulon pse 2 ministrat e Ramës...

“Balluku duhet të japë dorëheqjen”/ Berisha zbulon pse 2 ministrat e Ramës nuk firmosën tenderin e Aeroportit të Vlorës – Sot News


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukun dhe Edi Ramën si lidhur me një tjetër aferë të madhe korruptive që, sipas tij, ka të bëjë me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Berisha në mledhjen e grupit parlamentar deklaroi se biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka njoftuar publikisht për një “skandal identik” me atë të tunelit të Llogarasë, që lidhet me një tender, që sipas tij “nuk është zhvilluar kurrë, përveçse në zyrat e Ballukut”.

Sipas tij, dy ish-ministra të qeverisë Rama, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, nuk kanë pranuar të firmosnin tenderin e aeroportit të Vlorës për shkak të parregullsive të rënda në dokumentacion dhe kostot e fryra artificialisht.

Berisha: Pas skandalit të tunelit të Llogarasë, Pacolli njoftoi shqiptarët për një skandal identik me të, për një tender që nuk u zhvillua kurrë, përveçse në zyrën e Lubisë, për një objekt që ishte parashikuar në kontratë 105 milionë dhe deri tani është 140 mln dhe janë edhe 30-40 mln euro të tjera që duhen investuar që të përfundojnë. Rama dhe Lubia kishin parashikuar që në aeroportin më të madh në Ballkan të bënin vjedhjen më të madhe. Por ishte një moment, momenti supermafioz i kërcënimit me jetë të Behgjet Pacollit. Zoti Pacolli me superkujdesin e tij, nuk citonte Ramen, por po tha Lubia ka thënë Rama. Kjo është e njohur.

Pra qytetarët duhet ta dinë se dy ministra, të Ramës Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk kanë pranuar të firmosin tenderin e Aeroportit të Vlorës sepse nuk ishin dakord për 120 mln euro që duhej paguar për biletat e munguara. Kur Lubia ka firmosur, Rama u ka thënë atyre, se kjo më zgjidh punët e mia, ju nuk më duheni më. Por në vend që të japë dorëheqjen së bashku me Lubinë e tij, ai ka thënë që ky është një sulm që Skapi i partisë i bën Ramës dhe Lubia nuk ka asnjë përgjegjësi. Nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, asgjë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat