Teksa po fliste për “21 janarin”, gazetari Arsen Rusta u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Rusta tha se 21 janari nuk do të hetohet nga e para.
“Cilësia e tij është si drejtues i qeverisë në 21 janar 2011. Në këtë situatë ku ndodhet procedimi penal unë besoj se do të pyetet si person në dijeni për rrethanat e hetimit. Nuk është person i cili emri i tij është i regjistruar në regjistrin e veprave penale si autor i dyshuar i 3 veprave të cilat po i heton SPAK.
Ai është emër që është kallëzuar në SPAK për veprat penale q heton SPAK.
Një javë më parë Basha ishte i pranishëm ty, pa avokat. Në atë formë do të jetë dhe Berisha. A do të ketë apo jo avokatin? SPAK nuk e ka kërkuar, duhet të presim të shohim nëse do e marrë.
Duhet të presim nëse do të ketë axhendë diplomatike, nëse nuk do të ketë besoj se do të jetë i pranishëm.
21 janari nuk do të hetohet nga e para. Do të hetohet për një ankim. Ankimuesit janë familjarët e Aleks Nikës. Për Nikën nuk ka përgjigje kush është autori që e vrau dhe arma që i mori jetën.
Nëse do të hapej nga e para do duhet të kishte një provë të re, por provë të re nuk ka.
E vetmja vrasje që nuk ka përgjigje nga 21 janari ëhstë vetëm vrasja e Aleks Nikës e padokumentuar.
I vetmi person ë rrezikon më shumë është ai që mund të ketë zbatuar një urdhër të paligjshëm. Të gjithë jemi koshient, as Basha që qëndronte në tarracë dhe Berisha nuk kanë vrarë protestuesit. Është gardisti që ka shkrepur armë3n nëse kanë shkrepur. Proceset për gardistët përfunduan.
Nëse Basha dhe Berisha kanë bërë vrasje në 21 janar, mund të kenë dhënë urdhër, por duhet ta dokumentosh. Urdhër shkresor nuk ka pasur.
E shoh si fazë finale që drejtësia me 21 janarin thotë: veprimet u kryen veprimet e palëve u ezauruan, nuk ka prova për të pasur përgjegjës penalë.”-tha Rusta.



