Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDeputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët e tyre

Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët e tyre


Propozimi “radikal” në mbledhjen e PD-së: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët e tyre

Mësohen detaje nga debatet brenda mbledhjes së krerëve të degëve të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryetari Sali Berisha.

Mësohet se në mbledhje është propozuar grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre.

“Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Çfarë duhet bërë që qytetarët të kenë besim tek PD? Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh.

Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë. 

Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve të tyre. 

Të hyjnë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, ka deklaruar një prej kryetarëve të degëve.

Sakaq, Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, por është shprehur në favor të një proteste një herë në javë para Kuvendit.

“Keni të drejtë si në parashtrim, ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto, por jemi në një narko regjim. 

Duhet protestë në formatin e asaj para bashkisë, 1 herë në javë para Kuvendit. D.m.th në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen në protesta kundër qeverisë Rama.

berisha

Berisha tha se protesta sejtë i vetmi mjet që mund të shpëtojë vendin tonë nga pushtimi i egër i brendshëm.

BerishaPërveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm. Shqipëria në disa aspekte të materies njerëzore ka shkuar 100 vite pas për shkak të emigracionit. Që nga 2018 e këtej, vdekjet i kemi dyfish të lindjeve.

Të bëjmë atë që kanë bërë kombet kundër diktaturave, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë qëndresa jonë protesta jonë asnjë rrugë tjetër. Shqiptarët presin nga ne përgjigje.

Pas mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”.- tha ai.

Berisha akuzoi qeverinë për dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar, si dhe për përdorimin e potencialeve të shtetit për të “grabit votën e qytetarëve”. Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm.

Sipas Berishës, ky regjim synon të qëndrojë në pushtet në mënyrë të pandalshme dhe të programuar, duke e bërë votën e qytetarëve të pavlerë. Ai theksoi se çdo kusht dhe çmim përdoret për të mbajtur pushtetin, duke dëmtuar rëndë procesin demokratik në vend.

Berisha: J
emi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimi ligjit ndërkombëtar, apo përdorimin e potencialeve të shtetit, për të grabitur votën e shqiptarëve. Shpalosi hanxharët e bandave kriminale, të aleatëve të qeverisë që mos të lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme, me çdo kusht dhe çmim, ai do ë qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat