Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Qeveria nuk do t’ia dijë..."/ Investimet në vendin tonë, reagon Xhixho: Premtime...

“Qeveria nuk do t’ia dijë…”/ Investimet në vendin tonë, reagon Xhixho: Premtime të harruara, nuk japin mbështetje – Sot News


Deputetja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër projektbuxhetin 2026, duke e cilësuar atë si një buxhet për klientët e qeverisë dhe jo për arsimin, nxënësit, mësuesit apo ekonominë familjare të qytetarëve. Sipas Xhixhos, vetëm 2.5% e PBB-së shkon për arsim, shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe premtimi i harruar për 5% të PBB-së.

Deputetja thekson se kjo situatë lë Shqipërinë përsëri në fund të rajonit përsa i përket financimit të arsimit, ndërsa vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi investojnë mbi 4% të PBB-së.

Ajo kritikon mungesën e investimeve në infrastrukturën arsimore, digjitalizim, laboratorë dhe universitete, si dhe pagat e mësuesve që mbeten vetëm të indeksuara, pa rritje reale në 12 vitet e fundit.

Sipas Xhixhos, arsimi profesional dhe kërkimi shkencor po trajtohen me buxhet minimal, ndërkohë që 63% e maturantëve planifikojnë të largohen jashtë vendit për shkak të mungesës së perspektivës.

Xhixho përfundon se ky projektbuxhet nuk është për arsimin, por për të ushqyer klientelizmin e qeverisë, duke lënë fëmijët dhe të rinjtë pa kushte të përshtatshme për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Postimi i plotë:

Projektbuxheti 2026 është sërish një buxhet për klientët e qeverisë dhe jo për arsimin , për nxënësit, mësuesit dhe as për ekonominë familjare të qyteatrëve. Vetëm 2.5% e PBB-së shkon për arsim – shumë më poshtë se mesatarja e BE-së dhe premtimi i harruar për 5% të PBB-së.

Shqipëria do të vijojë të mbetet e fundit në rajon për buxhetin e arsimit edhe përgjatë vitit 2026. Ndërsa Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi investojnë mbi 4%, qeveria e Shqipërisë nuk do t’ia dijë as për mësuesit, as për nxënësit.

60% e fëmijëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë sipas PISA-s, por qeveria vijon me propagandë. Vetëm 0.2% e PBB-së shkon për infrastrukturën arsimore kur flasim për digjitalizim dhe smartlabe, ndërsa mesatarja e rajonit është 0.8% e PBB-së.

Mësuesit janë harruar, per ta nuk ka rritje reale page, por vetëm indeksim në 12 vite nga kjo qeveri që i la vetëm në kulmin e krizës së çmimeve. Arsimi profesional mbetet në mjerim me vetëm 0.17% PBB, 70% e fondeve shkojnë për administratë, vetëm 14% për laboratorë, pajisje apo cilësi mësimore.

Universitetet po kthehen në gjimnaze, pa asnjë mbështetje për inovacion apo zhvillim. Në një kohë kur 63% e maturantëve duan të largohen jashtë vendit. Financimi për kërkimin shkencor është vetëm 0.06% e PBB-së, ndërsa mesatarja europiane është 2.2%.

Ky nuk është buxhet për arsimin, por për klientët e qeverisë!

12 miliardë lekë për PPP dhe koncesione, ndërsa fëmijët mësojnë në shkolla pa ngrohje dhe pa kushte. Shqipëria ka nevojë për një buxhet që investon te dija, jo te propaganda. Pa arsim s’ka zhvillim, s’ka ekonomi konkurruese dhe s’ka të ardhme!



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat