Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Opozita të luajë rolin e saj', Gonzato: Parlamenti nuk duhet të monitorojë...

‘Opozita të luajë rolin e saj’, Gonzato: Parlamenti nuk duhet të monitorojë institucionet e pavarura – Sot News


Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në një dalje televizive ka folur për reformën në drejtësi.

Reformë për të cilin tha se ndoshta ka ardhur koha për të parë se si po funksionojnë elemente të caktuara të kësaj reformë.

Më tej ambasadori u shpreh se pavarësia e gjyqësorit nuk mund të preket sepse në të kundërt do të prekej arritja më e rëndësishme.

Ambasadori tha se për reforma të rëndësishme duhet prania e të gjitha palëve dhe duhet të ketë debat publik.

Gonzato u shpreh se këto reforma nuk janë thjesht copa letre dhe të gjithë faktorët duhet të jenë të gatshmë për të luajtur rolin e tyre, përfshirë këtu dhe opozitën.

Sa i përket qeverisë, Gonzato u shpreh se kërkesa e tij e vazhdueshme për ta ka qenë rritja e informimit ndaj njerëzve.

“Ju bëtë një reformë të madhe në vitin 2016, tani ndoshta është koha të shohim se si po funksionojnë elemente të caktuara. Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të preket, përndryshe mund të prekim arritjen më të rëndësishme. Që kur kam ardhur u përpoqa të riktheja opozitën në Parlament sepse kur bën reforma të rëndësishme duhet të kesh debat publik. Debatet parlamentare përfshijnë dhe shoqërinë civile, sigurojnë që reformat që bëjmë kanë ndikim dhe janë të qëndrueshme. Nuk janë thjesht copa letere. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjitha forcat politike të luajnë rolin e tyre.

Duhet të përfshijë të gjithë sektorët e shoqërisë. Opozita duhet të jetë e gatshme të luajë rolin e saj. Duhen informuar njerëzit, kjo është kërkesa ime e vazhdueshme për qeverinë. Brukseli është shumë i lidhur me idenë që të gjthë duhet të luajnë rolin e tyre. Nuk më pëlqen termi monitorim, sepse nuk mendoj që Parlamenti duhet të monitorojë institucionet e pavarura. Duhet të ketë bashkëpunim mes tyre”, tha Gonzato.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat