Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeKrimi shtetëror i '21 janarit'/ Sali Berisha nesër në SPAK, llogaria e...

Krimi shtetëror i ’21 janarit’/ Sali Berisha nesër në SPAK, llogaria e parë për vrasjet në bulevard – Sot News


Gati 16 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK ka thirrur Sali Berishën për ta pyetur për vrasjet e 4 protestuesve në Bulevard. Ish-kryeministri Berisha është njoftuar që të paraqitet para prokurorit Alfred Shehu në orën 10:00. Kjo është thirrja e dytë që Prokuroria e Posaçme çon në drejtim të ish Kryeministrit pasi e para, e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur.

Kjo ka detyruar SPAK që të nisë një tjetër fletë thirrje, që mban datën 7 nëntor, këtë herë jo më vetëm në banesën e ish Kryeministrit, por edhe në adresat e tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe Selinë e Partisë Demokratike.

Më herët në SPAK janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni edhe ish drejtori i Policisë se Shtetit Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij Agron Kulicaj. Ish drejtues të lartë të Partisë Socialiste, pjesëmarrës në protestë, mes tyre edhe Sajmir Tahiri si dhe dëshmitarë në vendngjarje kanë dhënë gjithashtu versionin e tyre.

Ndërkohë, SPAK ka urdhëruar një sërë ekspertizash të reja balistike dhe po analizon një audio-regjistrim të dorëzuar nga familja e Aleks Nikës, ku dyshohet se dëgjohet urdhri për të qëlluar mbi protestuesit.

21 janarin e vitin 2011, gjatë një proteste të organizuar nga opozita e atëhershme socialiste, përballë Kryeministrisë, u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Gjykatat shqiptare dënuan vetëm dy gardistë për “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa dy prej vrasjeve e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Ngjarja u konsiderua një krim shtetëror, dhe për vite me radhë drejtësia nuk arriti të zbardhë urdhrin dhe zinxhirin komandues të atij 21 janari.

Hetimet e reja të hapura nga SPAK në korrik të vitit 2024 synojnë pikërisht zbardhjen e plotë të përgjegjësive politike dhe institucionale të asaj dite, sipas urdhrit që erdhi nga një vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Vetë GJEDNJ e quajti krim shtetëror dhe theksoi fort se zbardhja e 21 janarit është një detyrim që “ngjarje të tilla të mos përsëriten më në historinë e një kombi”.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat