Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTurizemSpilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë kokën" turistët e huaj

Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po “lenë kokën” turistët e huaj

E vendosur në bregdetin e Adriatikut, në jug të qytetit të Kavajës, Spilleja është një nga destinacionet më të qeta dhe familjare të Shqipërisë. Vetëm 50 km larg nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe rreth 1 orë nga Tirana, kjo zonë bregdetare është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë pushime larg zhurmës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.

Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë

Spilleja shtrihet përgjatë një bregu të gjatë me rërë të imët dhe të artë, e cila njihet për vetitë e saj natyrore dhe relaksuese. Plazhi i gjatë, me gjerësi të konsiderueshme dhe me thellësi të butë, është i përshtatshëm për familje me fëmijë, çifte dhe të moshuar. Mbi të gjitha, pylli i pishave që ndjek vijën bregdetare krijon një mikroklimë të shëndetshme dhe një ambient të freskët edhe gjatë ditëve më të nxehta të verës.

Spilleja, ja destinacionet e aventurës që po "lenë

Zona ofron gjithashtu një kombinim të rrallë mes natyrës së gjelbër, detit dhe agroturizmit në zhvillim me bujtina tradicionale, resorte familjare dhe restorante me kuzhinë vendase, ku mund të shijoni produkte të freskëta deti dhe gatime bio nga fermerët vendas.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat