Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTurizemShëngjini, thesari i Adriatikut në veri të Shqipërisë

Shëngjini, thesari i Adriatikut në veri të Shqipërisë

Shëngjini është një nga destinacionet më të njohura turistike në veriun e Shqipërisë, i pozicionuar në brigjet e detit Adriatik. Ky qytet bregdetar ndodhet në rrethin e Lezhës dhe është vetëm rreth 60 kilometra larg nga Tirana, duke e bërë të lehtë aksesin për turistët vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta, por plot gjallëri.

Shëngjini, thesari i Adriatikut në veri të Shqipërisë

Plazhi i Shëngjinit është ndër më të frekuentuarit në vend, me një vijë bregdetare të gjatë dhe ujëra të kthjellëta, por për ata që preferojnë qetësinë dhe natyrën e paprekur, Rana e Hedhun ofron një peizazh unik: rërë e zezë, kodra të mbuluara me pisha dhe tingujt relaksues të detit. Afërsia me lagunën e Kune-Vainit dhe parkun natyror përreth e bën këtë zonë tërheqëse për dashamirësit e natyrës, shpendëve dhe eksplorimeve ekologjike.

Shëngjini, thesari i Adriatikut në veri të Shqipërisë

Zhvillimi turistik i Shëngjinit ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit, falë investimeve të qëndrueshme dhe përmirësimit të infrastrukturës turistike. Tashmë, qyteti ofron një gamë të gjerë akomodimesh dhe shërbimesh për të gjitha shijet dhe buxhetet — nga resorte luksoze buzë detit, tek hotele familjare të ngrohta e mikpritëse.

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat