Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar këtë të enjte në një studio televizive, se thirrja e Berishës për 21 janarin po bëhet për të mbuluar skandalet.
Sipas tij, kjo ngjarje është hetuar njëherë, por thjesht rikthehet në vëmendje sa herë qeveria është në hall.
Pjesë nga biseda:
Gjokutaj: Çështja është proceduriale. Kollaj të thuash buçet Tirana.
Borakaj: Unë e kam në telefon.
Gjokutaj: Si mund të shkosh i paftuar? Të paktën këta të nxjerrin ftesën e njoftimit. Kjo zbulon atë indin më të butë. 21 janari është kthyer nga një çështje juridike në çështje politike. Sa herë ka temperaturë politike, këta nxjerrin 21 janarin. Jo, po ka qenë një video, ajo video ka qenë gjithmonë.
Borakaj: Pse bëhet kjo?
Gjokutaj: Nëse Berisha do merrte ftesën, ai do paraqitej. Por nëse Berisha shkon nesër, është si ai uji që vlon. Kur e ka marrë kompetencën SPAK-u? Basha u thirr në orën katër pa pesë, një ditë para se të thirrej zv.kryeministrja në SPAK. Gjithmonë kur ka çështje të tilla, thirret një nga opozita dhe një nga mazhoranca. Kjo metodë e nxjerr zbuluar SPAK-un. E dini ju çfarë date ka ajo ftesë për Berishën? Që më datë 7. Mban mend atë kohë kur thoshin që ia çuam Berishës dhe s’e mori? SPAK-u bënte tre deklarata publike, dhe sot nuk paska ftesë komunikimi që i është dorëzuar dikujt. Nesër duhet të vazhdojë propaganda me sintoni tjetër, që të thonë se Berisha nuk vjen se ka frikë. Por mund t’i vijë javës tjetër prapë një ftesë. Do vijë nga Italia këtë herë. Lajmet që po vijnë nuk janë aspak simpatike. Këta firmosësit e kontratës në Romë i thërret Sinaloa andej matanë.



