Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetAtentati në Rinas, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Situata është...

Atentati në Rinas, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Situata është alarmante


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar të premten një kërkesë për mocion me debat në Kuvend lidhur me situatën e kriminalitetit në vend. Kërkesa vjen pas ngjarjes së 11 nëntorit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.

Në kërkesën e dorëzuar, PD i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet pastrimi i parave të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit dhe veprat publike.

Deputetët që firmosën kërkesën janë Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Isuf Çelaj, Blendi Himçi, Klodjana Çapja, Fidel Kreka dhe Klit Hoti. Sipas PD, krimi i organizuar ka kapur jo vetëm ekonominë, por edhe jetën politike të vendit.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat