Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeOra e vendimeve nis nesër/ Konferenca e Kryetarëve merr në dorë kërkesën...

Ora e vendimeve nis nesër/ Konferenca e Kryetarëve merr në dorë kërkesën e PD-së – Sot News


Të hënën e 17 nëntorit zhvilohet mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve.

Takimi do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” në Kryesinë e Kuvendit.

Siç bëhet me dije nga Kuvendi, mbledhja është caktuar të mbahet në orën 09:30.

Mbledhja e nesërme ka në rend dite një shqyrtim-kërkese të depozituar nga një grup deputetësh demokratë.

“Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”,-thuhet në njoftim.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat