Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeProtesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo...

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës – Sot News


Avokati Genci Gjokutaj ka bërë një thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Kryeministrisë, duke e cilësuar si një betejë për mbrojtjen e demokracisë.

Në reagimin e tij, Gjokutaj ka kritikuar demokratët e zhgënjyer që kanë paralajmëruar mungesën, duke i cilësuar si “dezertorë” në një moment që ai e përshkruan si “agonia e pushtetit dhe prag i rënies së tij”.

Sipas tij, mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën, por vetëm për kryeministrin dhe mbështetësit e tij.

“Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte. Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë,” – u shpreh Gjokutaj.

Ai ka theksuar se protesta do të nisë nesër në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si të “pushtuar nga mafia”. Gjokutaj shtoi se qëllimi është të mos largohet askush deri në “rrëzimin e Neodiktaturës”.

Postimi:

Te nderuar Miq!

Po lexoj qe paska demokratë të zhgënjyer që nuk do të marrin pjesë nesër në protestë!

Ok! E drejta e tyre! Por mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën por për ata që nuk e duan atë! Pra për KM dhe taborrin e tij!

Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte!

Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë!

Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor!

Nesër në orën 18.00 përpara Kryeministrisë së pushtuar nga Mafia!

Për të mos u larguar deri në rrëzimin e Neodiktaturës! G



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat